Sportet E Tjera
KM Liria dhe Osmani fitues të edicionit të dytë “Mentaz Allajbegu”
06.06.2015 18:40
Legjenda e mundjes shqiptare, i ndjeri Mentaz Allajbegu është nderuar pë të dytin vit me rradhë me organizimin e turneut tradicional nga ana e Klubit të Mundjes Liria...

Halit Osmani i ekipit organizator fitoi çmimin ‘Mundësi më i mirë i turneut’. Mundësi më i mirë vendas doli Fati Vejseli poashtu nga Liria, kurse mundësi më i mirë i huaj u shpall Hans Mala nga Shqipëria.
Në konkurencë ekipore më e suksesshme doli Liria me 62 pikë. Kosova u rendit e dyta më 22, ndërsa në vend të tretë u ndal Shkupi me 12-të pikë.
Mbi 80-të garues nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova morrën pjesë në edicionin e dytë të turneut ‘Mentaz Allajbegu’, duke nderuar kështu figurën e profesorit të ndjerë e që i dha shumë këtij sporti, që nxorri sportistë të shumtë me suksese ndërkombëtare.
Turneu solli lufta interesante nga talent të këtij sporti, ndërsa organizatorët nuk fshehën kënaqësinë nga pjesëmarja, kualiteti dhe rrjedha e turneut. Nga klubi i mundjes Liria, u shprehën që shpresojmë ky turnir të mbetet tradicional.
“Fillimisht kisha dashur të potencoj se jam i lumtur që për herë të dytë KM Liria dhe unë si kryetar arritëm të organizojmë turneun. Si që e patë kishte kualitet shumë të lartë të mundësve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Turneu përfundoi në nivelin e duhur. Shpresoj dhe mendoj që vitet tjera të arrijmë këtë turne ta futim në kalendarin e FILA-s, për të rritur vlerën e turneut, pasi vërtetë i ndjeri, legjenda Mentaz Allajbegu është një emër i madh. Në garat e sotme u befasuam pasi kishte kualitet të lartë të pjesëmarësve dhe vlerëosjmë se ky turne meriton të jetë në kalendarin e FILA-s“, u shpreh Vrenezi.
Edicionin e dytë të turneut memorial, me prezencën e tij e nderoi edhe ministri i ekonomisë, Bekim Neziri.
“Ndjehem I privilegjuar që gjendem në mesin tuaj, I ftuar nga ky klubi sukses`shëm I sportit shqiptar, klubi i mundjes Liria, që po na bën krenar duke filluar nga themelimi i klubit deri më tani” deklaroi Neziri.
Për fund, do shtuar se organizatorin e këtij turneu, klubin e mundjes Liria, nesër e pret kampionati shtetëror për kadetë, pas të cilit, do të kurorëzohet me kupën e garave të përbashkëta të Maqedonisë, duke u shpallur fitues absolut të seniorët, juniorët, kadetët dhe fëmijët.
