Maqedoni

Koçan, marsh për viktimat e diskotekës “Puls”

28.03.2026 16:39

Shoqata “16 Marsi i vitit 2025” ka organizuar një marsh përkujtimor në Koçan....

Shoqata “16 Marsi i vitit 2025” ka organizuar  një marsh përkujtimor në Koçan. 
 
Ky është marshimi i 39-të me radhë në nder të viktimave të tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls”. Organizatorët theksuan se çdo hap i këtij marshi përfaqëson një zë për ata që nuk janë më, duke shtuar se përpjekja për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë do të vazhdojë pa u ndalur.