Maqedoni

Reshje të dobëta bore në Kodrën e Diellit, qarkullimi pa pengesa

29.03.2026 11:11

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa. Reshje të dobëta bore janë regjistruar në Kodra e Diellit, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e qarkullimit, njoftuan nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
 
Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa segmente që kalojnë nëpër prerje dhe gryka ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të vogla dheu.
 
“Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit rrugor dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
 
Ekipet kujdestare të ndërmarrjes janë vazhdimisht në terren dhe sigurojnë që të gjitha rrugët të mbeten të kalueshme.