Ekonomi
DAP me kontrolle të shtuara, mbi 6.400 biznese pa kasa fiskale nën vëzhgim
29.03.2026 12:02
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të intensifikuara për luftimin e ekonomisë gri...

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të intensifikuara për luftimin e ekonomisë gri, të fokusuara ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari dhe realizojnë qarkullim pa sistem fiskal të regjistruar.
Sipas të dhënave të institucionit, 6.451 tatimpagues aktivë me të punësuar në sektorë si tregtia, hoteleria, kontabiliteti dhe turizmi nuk posedojnë kasa fiskale, edhe pse operojnë me pagesa në para të gatshme. Prej tyre, 3.115 janë edhe tatimpagues të TVSH-së.
Kontrollet në fazën e parë do të fokusohen te këto subjekte, me qëllim harmonizimin e menjëhershëm me detyrimet ligjore. Përveç kësaj, janë identifikuar edhe 13.966 subjekte të tjera pa pajisje fiskale, për të cilat do të pasojnë kontrolle lidhur me mosdeklarimin e mundshëm të qarkullimit dhe mospagimin e tatimeve.
Nga Drejtoria paralajmërojnë se për shkelësit, përveç gjobave, do të inicohen edhe procedura penale, si dhe masa për mbylljen e objekteve.
Institucioni u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë me para të gatshme dhe nuk kanë kasa fiskale, të përmbushin menjëherë detyrimet ligjore, duke theksuar se lufta kundër ekonomisë gri mbetet prioritet.
