Maqedoni
Eurointegrimi, Franca rikujton ndryshimet kushtetuese
29.03.2026 13:20
Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të ndryshojë kushtetutën...

Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE duhet të ndryshojë kushtetutën, rikujton ambasadori i Francës në Maqedoni Kristof le Rigoler në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Kjo shihet si fazë e parë e trasimit të rrugës që sipas tij apriori duket e mundur duke marrë parasysh përbërjen e kuvendit, shumicën e gjerë që ka qeveria. Rigoler nuk beson se partitë e opozitës do ta kundërshtonin atë fazë të rëndësishme në rrugën e vendit drejt BE-së.
“Duke miratuar ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të krijojë dinamikë. Dinamikën e rrugës së vet. Ndryshimet kushtetuese do të miratohen për reformat dhe do të bëhet shumë përparim dhe ne mund të konsiderojmë me të drejtë se dokumentet e nevojshme për hapjen e grupit të parë janë përgatitur dhe gati për miratim dhe do të fillojë një dinamikë e re e vërtetë. Sot jemi në një dinamikë që nuk ekziston, sepse procesi është ndalur dhe ne do të donim që procesi të fillonte përsëri. Dhe kur të fillojë, dinamika dhe marrëdhëniet brenda BE-së do të jenë të ndryshme.”, u shpreh ambasadori i Francës në Maqedoni Kristof le Rigoler.
Ambasadori Rigoler këshillon në përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-bullgare. Thotë se Franca ofron mbështetje institucionale dhe nga ekspertë për reformat në drejtësi, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pjesë e klasterit të parë të vlerave fundamentale që duhet të hapet i pari.
“Ne kemi në dispozicion disa mjete dhe tre ekspertë teknikë ndërkombëtarë që punojnë në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Drejtësisë, dhe ju tashmë keni një ide mbi temat dhe prioritetet e aktivitetit dhe bashkëpunimit tonë. Ne jemi gjithashtu të përfshirë në reformën e administratës publike, sepse vitin e kaluar nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Administratës Publike dhe po punojmë për të përgatitur akademinë e re të administratës në Maqedoninë e Veriut.”, tha Rigoler.
Franca konsideron se zgjerimi i BE-së në këto kohëra turbulente globale është i mundur, dhe paraqet periudhën më të mirë të mundur. Unioni do të jetë më i bashkuar, i pjekur për të mbrojtur vlerat evropiane dhe ngritur shkallën e sigurisë.
MERAL ISMAILI
