Maqedoni

Mickoski: Pa garanci, nuk ka ndryshime kushtetuese

29.03.2026 14:41

Mickoski thotë se i gjithë procesi varet nga VMRO-DPMNE dhe ekzekutivi nuk do të lejojë procese në dëm të interesave maqedonase....

Hapja e negociatave me BE-në varet nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, thotë ambasadori i Francës në Shkup Kristof Le Rigoler duke e cilësuar këtë si hap kyç për zhbllokimin e procesit dhe krijimin e një dinamike të re integruese. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ai thekson edhe nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë dhe vazhdimin e reformave, ndërsa vlerëson se zgjerimi i BE-së mbetet i mundur dhe i rëndësishëm në këtë periudhë. Por për kryeministrin Hristijan Mickoski ndryshimet kushtetuese janë të pamundura në mungesë të garancive. Ai thotë se i gjithë procesi varet nga VMRO-DPMNE dhe ekzekutivi nuk do të lejojë procese në dëm të interesave maqedonase.

“Nuk kam qëllim, derisa të jem kryetar I qeverisë që për çfardo çmimi të hyjë në një aventurë të tillë. Ne mund të hyjmë në aventurë, ne nuk injorojmë elefantin, ai është këtu, na e sollën parardhësit në ekzekutiv. Por, përderisa nuk ka fund të qartë, pa e ditur se çfar fiton komuniteti maqedonas në Bullgari, pa patur konkluza të qarta nga Këshilli i Evropës, ne nuk e kemi ndërmend të hyjmë në çfardo aventure, e cila do të na çoj në ndonjë moçal tjetër politik.”, u shpreh kryeministrin Hristijan Mickoski.
 
Ndërkohë qeveria mbetet e përkushtuar në agjendën reformuese dhe zbatimin e planit akcional për pakica. Mickoski pret që na raportin e qershorit Maqedonia të merr vlerësime pozitive duke kryesuar listën e vendeve kandidate. Franca i ofron mbështetje institucionale dhe me ekspertë për reformat në drejtësi, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pjesë e klasterit të parë të vlerave fundamentale që duhet të hapet i pari.
 
MERAL ISMAILI