Standardi jetësor, LSDM: Qeveria po mbron interesat e biznesit
Përshkallëzimi i standardit jetësor si pasojë e trazirave globale mund të rrëndojë edhe më tej qytetarët....

Përshkallëzimi i standardit jetësor si pasojë e trazirave globale mund të rrëndojë edhe më tej qytetarët. Analizat flasin për një rritje të mëtejme të çmimeve nëse lufta midis Izraelit dhe Iranit vazhdon. Karburantet mund të rriten mbi 10%, ushqimet mbi 5%, sidomos buka, vaji dhe produktet e importuara. Nga rritja nuk përjashtohet edhe shtrenjtimi i faturave të energjisë mbi 10%. Për një jetë mesatare , nëse më parë nevojiteshin 700 euro, tani mund të duhen 800 deri në 900 euro. Socialdemokratët kritikojë qeverinë për vonesa në marrjen e masave.
“Qeveria e Mickoskit i ka lënë qytetarët të përballen vetëm me koston e lartë të jetesës dhe pagat e ulëta. Nuk ka marrë masa për të parandaluar rritjen e çmimeve. Çdo gjë në tregje është shtrenjtuar, vezët, vaji, specat, domatet... dhe pagat po stagnojnë. Është e qartë se po mbrohen interesat e biznesit në vend në vend se të mbrohet standardi i jetesës së qytetarëve.”, u shpreh Renata Mlladenovska nga LSDM.
Ekzekutivi për disa herë është prononcuar se vendi ka karburante më të lira në rajon dhe se posedon edhe rezerva. Masat eventuale sipas Mickoskit do të vinin nëse situata do të përshkallëzohej. Masat do të përfshinin uljen e akcizës së naftës por edhe marxhin edhe pse aktualisht në fuqi është TVSH prej 10%.
MERALE ISMAILI
