Maqedoni

Ngecja në integrim, rrit euroskepticizmin te të rinjtë: Sytë i kemi kah perëndimi

29.03.2026 15:42

Ngecja në procesin eurointegrues ka bërë që tek qytetarët e sidomos tek të rinjt...

Ngecja në procesin eurointegrues ka bërë që tek qytetarët e sidomos tek të rinjt, të rritet euroskepticizmi dhe njëherësh, të mendojnë alternativë për një jetë më të mirë, e, padyshim, hedhin sytë kap perëndimi. Disa studentë të anketuar nga TVM2 thonë se për shkak të jetës jodinjitoze sipas tyre, planifikojnë të emigrojnë, siç thonë, të ndjekin avazin e të rinjëve paraprakë që çon në vendet e Bashkimit Evropian. 
 
“Iu bëj apel politikanëve, personave adekuatë dhe që janë përgjegjës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian të punojnë maksimum që vendi ynë  të bëhet në të ardhmen e shpejtë dhe të afërt anëtare e BE-së... E dimë se një përqindje shumë e madhe sipas statistikave  emigrojnë jashtë shtetit për të ardhme më të mirë. Kjo do të vazhdojë dhe vendi jonë do të pësojë.”, u shpreh një student.
 
“Kam ëndrra të shkoj të studio në Itali. Për Maqedoninë, nuk e di, nuk kam shpresa.”, u shpreh një qytetare
 
“Më mirë për të ardhmen tonë është të integrohemi jashtë shtetit, të emigrojmë për arsye se ka të ardhura më të mira.”, tha një qytetare
 
Njohësit e rrethanave: Në proces, të dëgjohen qytetarët dhe intelektualët
 
Për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit eurointegrues, profesori universitar Arafat Shabani është i mendimit se duhet të kyqet më tepër klasa intelektuale dhe qytetarët. Sipas tij, deri më tani procesi si proces ekziston por nuk ndjehet ndryshim në jetën e shoqërisë.
 
“Maqedonia është në proces eurointegrues por duhet të aktivizohet sfera intelektuale edhe në mënyrë reale ta shikojnë situatën dhe të ndërmarrin hapa të nevojshme, se deri tash është në nivele, gjoja jemi në proces, por qytetari i rëndomtë nuk e heton. Të gjitha proceset janë joreale nga establishmenti… Qytetarët duhet të pyeten dhe resurset intelektuale të shoqërisë sonë duhet të absorbohen më shumë.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Arafat Shabani.
 
Euroskepticizmi në RMV nuk është ende dominues por dëshmon një rritje të qartë. Nga viti 2020 e këndej, përqindja sa vjen e bëhet më e lartë. Sipas qytetarëve, kjo ka ardhur si pasojë e humbjes së durimit me procesin. Sondazhet e fundit flasin se vetëm 70 % të qytetarë vendorë janë pro eurointegrimit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU