Maqedoni
Kumanovë, rritje e efikasitetit policor
29.03.2026 16:03
Stacioni policorë me kompetenca të përgjithshme në Kumanovë gjatë vitit 2025 ka shënuar një rritje të efikasitetit...

Stacioni policorë me kompetenca të përgjithshme në Kumanovë gjatë vitit 2025 ka shënuar një rritje të efikasitetit gjatë zbulimit të autorëve si dhe një rritje të numrit të përgjithshëm të krimeve të kryera në krahasim me vitin paraprak. Gjatë vitit 2025 stacioni policorë me kompetenca të përgjithshme në Kumanovë deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur 45 kallëzime penale kundër personave për vepra të kryera penale. Numri më i madh i aktakuzave ndërlidhen me krime pronësore, vjedhje të rënda dhe vjedhje si dhe vepra penale me elemente të dhunës.
“Sipas strukturës së veprave të kryera numri më i madh janë të regjistruara në pjesën e klasike të kriminalitetit, gjithsej 887 nga të cilat 410 vepra penale, delikte pronësore, vepra penale vjedhje 146, vepra penale vjedhje të rënda 221, kurse vepra të tjera penale gjithsej 143. Në fushën e prishjes së rendit publik, të gjitha rastet e paraqitura siç janë sulmet fizike, rrahjet dhe rastet të tjera nga fusha e prishjes së rendit publik të kryera gjatë vitit 2025, ndaj të njëjtëve janë ndërmarr masa për ngritjen e procedurave përkatëse kundërvajtëse.”, u shpreh komandanti i SP me kompetenca të përgjithshme pran SPB-Kumanovë, Tomisllav Dodevski.
Gjithashtu vlen të përmendet se në periudhën raportuese të vitit 2025 janë kryer gjithsej 86 krime në fushën e dhunës në familje, me akuza përkatëse. 19 nga autorët ishin nën ndikimin e alkoolit, 1 në ndikimin e drogës dhe 70 nën ndikimin e çrregullimeve të ndryshme psiqike.
FATLUM AQIFI
