Botë
Lindja e Mesme, bisedime në Islamabad për ndërprerje të luftimeve
29.03.2026 16:26
Përfaqësues të lartë të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit arritën për bisedime në Islamabad për ndërprerje të luftimeve në Lindjen e Mesme....

Përfaqësues të lartë të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit arritën për bisedime në Islamabad për ndërprerje të luftimeve në Lindjen e Mesme. Ministrat për punë të jashtme në kryeqytetin e Pakistanit sot dhe nesër diskutojnë për shumë çështje duke i përfshirë edhe përpjekjet për deeskalim të tensioneve në rajon.
Në front, Irani është bombarduar ndërsa ushtarë amerikan kanë arritur në Lindjen e Mesme.
“Rreth 70 automjete u dëmtuan këtu dhe 170 të tjerë u dëmtuan në pjesën tonë për dërgesë.Ata automobilë ishin të përgaditura për dërgesë deri te pronarët e tyre. 27 persona u lënduan dhe një humbi jetën.”, u shpreh Arash Alimohamad, menaxher për shitje të veturave.
“Më së paku 200 fëmijë më të vegjël se pesë vjet janë vrarë në mënyrë torturuese. Të vrara kanë mbetur 400-500 gra.”, u shpreh Pir Hosein Kulivand, drejtues i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit
Huthët e Jemenit të mbështetur nga Irani me sulme të dyta raketore drejt Izraelit. Paralajmëruan se do të vazhdojnë deri sa nuk ndëpriten operacionet luftarake. Eskpertët paralajmërojnë se konflikti po rritet në krizë më të gjërë rajonale me përfundim të paparashikueshëm.
FLORIJE BELULI KAMBERI
