Kelln Gjermani, diskoteka digjet deri në themel
Një zjarr i madh ka shpërthyer dhe ka shkatërruar tërësisht një diskotekën Kiss-Club në qytetin gjerman të Kelln-it...

Një zjarr i madh ka shpërthyer dhe ka shkatërruar tërësisht një diskotekën Kiss-Club në qytetin gjerman të Kelln-it.
Rreth 750 vizitorë arritën të shpëtonin në kohë dhe t’i shpëtonin zjarrit që përfshiu plotësisht ndërtesën. Shërbimet e emergjencës u thirrën rreth orës 3:45 të mëngjesit pasi një zjarr u vu re në çatinë e klubit të natës.
“Kur ekipet e para mbërritën në vendngjarje, diskoteka ishte përfshirë plotësisht nga flakët.“, tha David Oster, menaxheri i reagimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Kelln-it.
Klubi ishte ende në funksion në kohën e zjarrit dhe në vendngjarje u dërguan shërbime të shumta zjarrfikësesh dhe emergjence. Sipas informacionit të policisë, të gjithë 750 mysafirët arritën të largoheshin nga ndërtesa, ndërsa disa prej tyre morën ndihmë mjekësore.
