Maqedoni
Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata
30.03.2026 09:34
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Hanet e Mavrovës – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
