Botë
Tramp: Është arritur ndryshimi i regjimit në Iran
30.03.2026 12:22
Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka deklaruar se është i bindur për mundësinë e një “ndryshimi regjimi” në Iran...

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka deklaruar se është i bindur për mundësinë e një “ndryshimi regjimi” në Iran, ndërsa theksoi se negociatat mes dy vendeve po zhvillohen në mënyrë pozitive. Trampi bëri të ditur se ShBA-ja është në kontakte si të drejtpërdrejta, ashtu edhe të tërthorta me Teheranin.
“Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me ta. Jam mjaft i sigurt, edhe pse ekziston mundësia që të mos ndodhë. Nëse e shikoni situatën, tashmë kemi një ndryshim regjimi, sepse regjimi i parë u shkatërrua. Regjimi tjetër është pothuajse i zhdukur, ndërsa tani kemi të bëjmë me një grup krejtësisht të ndryshëm njerëzish.”, u shpreh Trampi.
Ai shtoi se pala iraniane ka treguar se mund të jetë i arsyeshëm gjatë negociatave, ndërsa konfirmoi se Teherani i është përgjigjur planit amerikan me 15 pika për armëpushim. Në deklaratat e tij, ai komentoi edhe për situatën në krye të udhëheqjes iraniane, duke thënë se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Hamenei, “mund të jetë gjallë, por është në telashe serioze” dhe “është plagosur rëndë”.
