Ekonomi

Çmime të reja të derivateve në Maqedoni, çmimi i benzinës ulet për 2.5 denarë, dizeli mbetet i njëjtë

30.03.2026 14:51

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Çmimi i benzinës do të ulet për 2.5 deri në 3 denarë për litër, ndërsa dizeli mbetet me të njëjtin çmim. Vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet, ndërsa mazuti do të ketë çmim më të ulët, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetik. 
 
“Nevoja për këtë ndryshim vjen nga zhvillimet aktuale në bursat botërore të çmimeve të naftës dhe derivateve të saj dhe ndikimi i tyre në tregun vendas, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve dhe siguria në furnizimin me 
naftë dhe derivate të saj në vend.”, - thanë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
 
Nafta e papërpunuar në fillim të kësaj jave u rrit përsëri në mbi 115 dollarë për fuçi. Situata ndryshon vazhdimisht në varësi të zhvillimeve gjeopolitike. Që nga fillimi i krizës, çmimet e karburanteve në Maqedoni janë rritur rreth 10-20 denarë për litër. 
 
Çmimet më të larta të naftës tashmë po reflektohen edhe në çmimet e transportit dhe ushqimit, duke rritur më tej presionin mbi inflacionin. Qeveria paralajmëroi mundësinë e uljes së akcizës, si dhe masa të tjera në rast të rritjes më të madhe të çmimeve.
 
ARMEND MURSELI