Maqedoni
Shëndetësi, mungesë e terapisë për sëmundjet e rralla
30.03.2026 15:07
Pacientët me sëmundje të rralla janë të shqetësuar se kanë mungesë të terapisë për sëmundjen e tyre....

Pacientët me sëmundje të rralla janë të shqetësuar se kanë mungesë të terapisë për sëmundjen e tyre. Ata po kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë ilaçet e nevojshme sa më parë.
“Në Klinikën e Hematologjisë pacientja më 13 mars është kthyer sepse nuk ka terapi. Një tjetër paciente këto ditë prapë është kthyer sepse ka mungesë të terapisë. Ajo ka marrë vetëm dy doza të terapisë, ndërsa 8 doza duhej t’i marrë. Kjo ndoshta, sepse nuk është nënshkruar në kohë aneksi dhe pritet për tenderë, sepse nuk marrin sasi të mjaftueshme të ilaçeve për pacientët. Ne apeluam prej 5 marsit që të bëhen anekset, sepse e dinim që nuk do të ketë terapi dhe ne si familje dhe pacientë jemi mësuar t’i përcjellim anekset. Ne do të dalim para ministrisë për secilin pacient në qoftë se mbetet pa terapi qoftë dhe për një ose dy ditë.”, - deklaroi Vesna Aleksoska nga Shoqata për Sëmundje të Rralla.
Nga Shoqata për Sëmundje të Rralla thonë se nuk është hera e parë që pacientët mbeten pa terapi për shkak të procedurave administrative.
“Nuk është hera e parë që po ndodh që shumë pacientë mbeten pa terapi dhe vetëm u thonë që javën e ardhshme do të ketë terapi dhe kjo mund të ndodhë që të bëhet një muaj pa terapi. Pacienti do të jetë stabil vetëm nëse në kohë e merr terapinë, përndryshe nuk mundet.”, - theksoi Vesna Aleksoska nga Shoqata për Sëmundje të Rralla.
Nga Shoqata me Sëmundje të Rralla e përkrahin vendimin për rritjen e buxhetit për pacientët me sëmundje të rralla dhe shpresojnë që në të ardhmen mos të kenë problem me mungesë të terapisë dhe t’u përkeqësohet gjendja shëndetësore pacientëve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
