Maqedoni
Krim brenda familjes, djali 27-vjeçar vrau nënën e tij 54-vjeçare
30.03.2026 15:24
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Rosoman, ku një grua 54-vjeçare u vra në shtëpinë e saj....

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Rosoman, ku një grua 54-vjeçare u vra në shtëpinë e saj. I dyshuari për këtë krim është djali i saj, 27-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia. Sipas informacionit nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles, djali pas ngjarjes makabre është dorëzuar vetë në polici, ku ka rrëfyer se për vrasjen e nënës së tij ka përdorur një objekt të vjetër, duke i shkaktuar plagë të thella që rezultuan fatale. Hetimet mbi rrethanat e ngjarjes vazhdojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë vrasje brenda familjes.
“Në Sektorin për Punë të Brendshme në Veles, ku vetë ka raportuar, thuhet se sot rreth orës 07:30 të mëngjesit, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një objekt të vjetër dhe duke shkaktuar plagë të thella ndaj nënës së tij 54-vjeçare, e cila nga plagët e shkaktuara ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë nga Kavadari.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
