Gjykata Penale, filloi gjykimi i Jovanovskit, bashkëshortit të Ivanës
Në Gjykatën Penale të Shkupit

Në Gjykatën Penale të Shkupit, në bankën e të akuzuarve u ul Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës, e cila më 2 mars të këtij viti, së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare, humbën jetën pasi ranë nga ballkoni i një ndërtese në lagjen Taftalixhe.
Jovanovski ka pranuar fajësinë për dhunë fizike, por jo edhe për akuzën se e ka shtyrë Ivanën drejt vetëvrasjes, ndërsa gjykata nuk e pranoi pranimin e pjesshëm dhe procedura vazhdon me dëshmi dhe prova.
Nëna e të ndjerës, Ivana Jovanovska, para Gjykatës Themelore Penale - Shkup, deklaroi se vajza e saj me vite kishte jetuar në frikë nga bashkëshorti Stojançe Jaovanovski, me mavijosje të dukshme, nën kontroll të vazhdueshëm dhe me mendimin e vazhdueshëm se do t’i merrej vajza.
Duke dëshmuar në mënyrë kronologjike për lidhjen e tyre, ajo tha se Ivana dhe i akuzuari në fillim jetonin me qira, se para martesës njiheshin shkurt kohë dhe se vajza e saj në fillim kishte parë pozitivisht bashkëshortin.
Në një rast të vitit 2021, nëna tha se e kishte gjetur vajzën të traumatizuar me fëmijën në krahë, ndërsa i akuzuari ushtronte dhunë edhe para fëmijës. Sipas saj, Ivana jetonte vazhdimisht me frikën se do t’i merrej vajza dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm. Nëna e Ivanës përmendi po ashtu se nëna e Stojançe Jovanovskit e kishte denoncuar djalin e saj për dhunë ndaj Ivanës në gusht të vitit 2025.
Në Gjykatë dëshmoi edhe shoku i Stojançes, i cili në disa raste e ndihmoi Ivanën dhe Katjën. Ai përmendi një rast në të cilin Ivana dhe Stojançe kishin qenë në një dasmë dhe ishin zënë, ai e kishte lënë në mes të rrugës Ivanën së bashku me vajzën, kurse ai kishte shkuar ta ndihmonte. Jo
vanovski akuzohet për veprat penale lëndim trupor përkatësisht lëndime të kryera si vepër e vazhdueshme e dhunës në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje dhe ndihmë në vetëvrasje. (Fitore Nagavci, TVM2)
