Maqedoni
Lëndohen 18 emigrantë në një aksident afër Venule të Velesit
07.06.2015 12:08
Tetëmbëdhjetë emigrantë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Gradsko-Veles në afërsi të vendit Venule.

Emigrantët e lënduar, të cilët janë transportuar me një fugon për udhëtarë, janë dërguar në spitalin e Velesit. Dy nga emigrantët janë me lëndime të rënda trupore.
Shoferi i fugonit është marrë në pyetje nga policia e Velesit./mia
