Kontrollueset, Zajkov: Nu ka ndeshje miqësore

30.03.2026 16:48

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar seancën stërvitore para ndeshjes me Republikën e Irlandës...

Përfaqësuesja e Maqedonisë, ka zhvilluar seancën stërvitore para ndeshjes me Republikën e Irlandës, e cila të martë do të luhet në Dablin. Pas asaj humbje të thellë 4:0 nga Danimarka, tani të gjithë janë përqëndruar tek kjo ndeshje kontrolluese e cila shërbën sa për grumbillimin e pikëve për renditje.

Mbrojtësi Gjoko Zajkov, ka folur para këtij takimi kontrollues me Republikën e Irlandës, duke theksuar se ekipi përfaqësues ka marë mësim nga ndeshja e mëparshme dhe se vendimtare për një rezultat të mirë do jetë stabiliteti mental i futbollistëve.

“Nuk ekzistojnë ndeshje kontrolluese dhe secilën prej tyre e luajmë për ta fituar. Duam që të luajmë me secilën përfaqësuese dhe të dëshmojmë cilësinë tonë, ashtU siç kemi ditur edhe më parë.  Është shumë e rëndësishme edhe nga aspekti psikologjik të përgjigjemi pas humbjes nga Danimarka. Me rezultat të mirë, shumë shpejtë mund ta harojmë atë takim dhe të dukemi më mirë për ndeshjet e rradhës.” – tha Gjoko Zajkov.

Për ndeshjen mes Irlandës dhe Maqedonisë së veriut UEFA, ka caktuar edhe referët. Arbitër kryesor do të jetë  Arvel Grifit nga Uellsi. Ndeshja në fjalë fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në TVM.