Shqipëri-Ukrainë luhet në Valencia
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Valencia...

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Valencia, për miqësoren me Ukrainën. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sulmuesi Ernest Muçi, që është kthyer në Turqi, për kontrollime shtesë.
Gjithashtu, në seancën e fundit stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë.
Futbollistët e kombëtares nuk e shohin Ukrainën si një miqësore të thjeshtë por kërkojnë fitore.
“Edhe pse është miqësore duhet të tregojmë vlerën tonë. Duhet të marrim rezultat pozitiv.Nuk është e lehtë pas sfidës me Poloninë, por ne jemi profesionist dhe duhet ti kalojmë këto sfida. Do besojmë që kundër Ukrainës të bëjmë një rezultat pozitiv,” - deklaroi Ardian Ismajli.
Me këtë kundërshtar, kuqezinjtë janë përballur gjithsej në 9 takime, 6 prej të cilave kanë përfunduar në favor të Ukrainës, 1 të Shqipërisë dhe një tjetër e përfunduar në barazim.
UEFA ka zyrtarizuar referët e ndeshjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë, dhe e njejta do të gjykohet nga spanjolli Martinez Munuera. Takimi në fjalë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në Valencia. (Safet Ademi, TVM2)
