Botë
Në Turqi sot votohet në zgjedhjet parlamentare
07.06.2015 12:13
Në Turqi sot në mëngjes në orën 8 sipas kohës lokale, ndërsa orën 7 sipas kohës së mesme evropiane u hapën vendvotimet...

Në Turqi sot në mëngjes në orën 8 sipas kohës lokale, ndërsa orën 7 sipas kohës së mesme evropiane u hapën vendvotimet në të cilat qytetarët e këtij vendi do të votojnë në zgjedhje parlamentare, njofoti Tanjug.
Rezultatet do të përcaktojnë nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Taip Erdogan mund të fitojë shumicën dhe të ndryshojë Kushtetutën e Turqisë.
Erdogan ka thënë se synon të zhvendosë Turqinë nga sistemi parlamnetar që ka tani, në sistem presidencial.
Analistët, megjithatë, thonë se shumica në parlament e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim kërcënohet nga rritja e shpejtë e disa partive më të vogla,
Tuqia është anëtare e rëndësishme e NATO-s dhe një përzierje e rrallë e Islamit dhe demokracisë./mia
