ATP Miami, Sinner kampion pa asnjë set gtë humbur!
Numri dy në botë, italiani Jannik Sinner...

Numri dy në botë, italiani Jannik Sinner fitoi turneun Masters 1000 në Miami, pasi mundi çekun Jiri Leheçka me rezultatin 2:0 (6-4, 6-4) me seta në finale, në një ndeshje që u shty për shkak të shiut dhe u ndërpre për një orë e gjysmë.
Është ky titulli i shtatë i Sinner në Masters 1000, i treti pas Paris (2025) dhe Indian Uells. Italiani 24-vjeçar është tenisti i tetë në histori dhe i pari që nga Roger Federer në 2017 që arrin "Sunshine Double", një titull në Indian Uells dhe Miami në të njëjtin sezon. Italiani 24- vjeçar vendosi një rekord për numrin më të madh të seteve të fituara radhazi (34) në turneun e Miamit dhe nuk humbi asnjë set.
Për Siner, ishte titulli i tij i 26-të ATP në karrierë ku ai ka luajtur në finale 35 herë.
