NBA, Orlando pëson humbjen më të rëndë në histori!
Mbrëmë, Toronto Raptors mposhtën ekipin mysafir Orlando Magic...

Mbrëmë, Toronto Raptors mposhtën ekipin mysafir Orlando Magic me rezultatin 139:87, që ishte humbja më e madhe në historinë e ekipit.
Në periodën e parë të takimit mes Toronto Raptors dhe Orlando Magic skuadra kanadeze arriti që të vendoste një rekord të ri në NBA duke shënuar rrezultatin e pjeshshëm 31-0. Statistika të tilla kurrë nuk ishin regjistruar më parë në NBA që nga sezoni 1997-98, kur edhe nisi grumbullimi i të dhënave për të gjitha ndeshjet kosh pas koshi.
Humbja më e keqe e mëparshme e Magic ishte një humbje me 47 pikë ndaj Chicago në vitin 2017. RJ Barrett shënoi 24 pikë, duke udhëhequr tetë lojtarë të Raptors në numër dyshifror. Desmond Bane udhëhoqi Orlandon me 17 pikë.
Në ndeshjet e tjera - Boston Celtics siguruan një vend në playoff për të 12-in sezon radhazi, falë një fitoreje bindëse 114-99 ndaj ekipit pritës Charlotte Hornets.
Houston Rockets arritën gjithashtu një fitore bindëse jashtë fushe, duke mposhtur ekipin vendas New Orleans Pelicans me rezultatin 134-102.
Oklahoma City Thunder mposhtën New York Knicks 110-100 në shtëpi dhe tani kanë një epërsi prej 2 ndeshjesh e gjysmë ndaj San Antonios.
Los Angeles Clippers iu gëzuar fitores së tyre të pestë radhazi, duke mposhtur Milwaukee Bucks 127-113 në transfertë.
