Maqedoni

Presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në vend

31.03.2026 09:16

Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake...

Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta presë presidentin e Mali i Zi, Jakov Milatoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Parashihet takim kokë më kokë dhe mbledhje plenare e delegacioneve.
 
Është paraparë edhe nënshkrimi i një Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet këshillave rinorë pranë kabineteve të dy presidentëve, si dhe një konferencë e përbashkët për media.
 
Presidenti Milatoviq do të vendosë kurorë lulesh te varri i Goce Delçev, ndërsa do ta vizitojë edhe Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do t’u drejtohet deputetëve në seancën e 96-të në sallën “Maqedonia”.