Maqedoni
Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, në disa vende rrugë të lagështa
31.03.2026 09:41
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të gurëve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Hanet e Mavrovës – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçica nga 21.11.2025 deri më 31.03.2026 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
