Maqedoni

Propozohet paraburgim për djalin që vrau nënën e tij në Rosoman

31.03.2026 09:57

Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 27-vjeçari nga Rosoman...

Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 27-vjeçari nga Rosoman, i dyshuar për veprën penale – vrasje, sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.
 
I dyshuari, me dashje dhe gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i ka marrë jetën nënës së tij. Ndërsa ajo po flinte në një nga dhomat, ai e ka goditur me thikë kuzhine në qafë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
 
Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, thuhet në njoftim.