Maqedoni

Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Gostivar, u arrestua i biri

31.03.2026 12:16

Policia në Gostivar arrestoi një burrë 34-vjeçar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje...

Policia në Gostivar arrestoi një burrë 34-vjeçar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një person raportoi në stacionin policor dyshimin për vrasjen e një anëtari të familjes. 
 
Punonjësit e policisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi u gjet i vdekur K.D. (63) nga Gostivari, me lëndime të dukshme dhe shenja dhune në zonën e kokës, pas çka, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, ndërsa i biri i tij u arrestua. Sipas deklaratave të para të të dyshuarit, babai i tij kishte ndërruar jetë një ditë më parë rreth orës 14:50 pas një rënieje në banjë, por ai nuk kishte raportuar rastin te autoritetet përkatëse, thonë nga MPB.