Maqedoni
Nis gjykimi për 13 zyrtarë policorë për rastin “Puls”
01.04.2026 09:04
Fillon gjykimi për 13 zyrtarë policorë lidhur me tragjedinë në Koçan....

Fillon gjykimi për 13 zyrtarë policorë lidhur me tragjedinë në Koçan. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Pas reagimeve të publikut dhe të prindërve të viktimave se mosvazhdimi i mandatit të prokurores Ivana Trajçeva-Aleksova mund të vonojë procesin gjyqësor, nga Prokuroria theksojnë se nuk do të ketë ndërprerje në lëndët që lidhen me tragjedinë në diskotekën “Puls”, ku të akuzuar janë policë, dhe se asnjë proces i nisur nuk do të pësojë zvarritje të pajustifikuar.
Për moskryerje të detyrave policore gjatë kontrolleve në “Puls”, me tri aktakuza të ndryshme të nënshkruara nga prokurorja Trajçeva-Aleksova, ndiqen gjithsej 23 zyrtarë policorë. Fillimin e gjykimit me një prokuror të ri e presin edhe nëntë të akuzuar të tjerë, ndërsa për tre prej tyre procesi tashmë është në zhvillim.
