Maqedoni

Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

01.04.2026 10:02

Kodra e Diellit mëngjesin e sotëm ishte vendi më i ftohtë në vend...

Kodra e Diellit mëngjesin e sotëm ishte vendi më i ftohtë në vend, me temperaturë të matur prej -3 gradë. Në Mavrovë u matën -1 gradë, ndërsa në Llazaropole dhe në Krushevë u regjistruan 0 gradë.
 
Në Kodrën e Diellit është regjistruar edhe shtresa më e madhe e borës – 57 centimetra.
 
Sasia më e madhe e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar në Mavrovë (shtatë litra për metër katror), më pas në Manastir gjashtë, në Ohër pesë, ndërsa reshje ka pasur edhe në Pretor, Kodrën e Diellit, Berovë, Llazaropole, Viniçë, Topolçan, Shkup, Demir Kapi dhe Krushevë.