Rajon

Kurti pas humbjes nga Turqia: Ishim pranë madhështisë, krenarë me Kosovën

01.04.2026 11:48

Kurti ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shprehur zhgënjimin për rezultatin, por edhe krenarinë për paraqitjen dhe rrugëtimin e kombëtares shqiptare të Kosovës.
 
Ai theksoi se i gjithë vendi mbetet i pikëlluar pas ndeshjes, derisa shtoi se ekziston një ndjenjë kolektive reflektimi për atë që mund të ishte bërë ndryshe. Megjithatë, Kurti vlerësoi se përfaqësuesja e Kosovës ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenarë qytetarët, duke merituar mirënjohje dhe përkrahje të vazhdueshme  ka shkruar Kurti në Fejsbuk. 
 
Kurti nënvizoi se fakti që Kosova ishte shumë pranë kualifikimit dëshmon për potencialin dhe afërsinë me arritje të mëdha në të ardhmen. Ai përfundoi duke falënderuar lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin në çdo ndeshje dhe duke bërë thirrje për unitet e mbështetje të vazhdueshme në çdo ndeshje.