Botë

Të paktën 45 të vrarë dhe njëqind të lënduar në një sulm të ri ajror të kaalicionit mbi Sanën

07.06.2015 14:15

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën sot, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur në sulmin e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite...

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën sot, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur në sulmin e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite mbi selinë e ushtrisë jemene në kryeqytetin Sana.
 
Mes të vdekurve ka edhe gra dhe fëmijë, transmeton agjencia Saba, të cilën e kontrollojnë Huthët.
 
Kjo agjenci theksoi se shënjestër e sulmeve të armatosura ka qenë komanda e forcave të armatosura në lagjen Tahrir, në qendër të Sanës.
 
Kombet e Bashkuara dje kumtuan se bisedimet paqeruajtëse mes kryengritësve dhe Qeverisë në Jemen do të fillojnë më 14 qershor në Gjenevë.
 
Nga 26 marsi zgjasin sulmet ajrore të koalicionit në krye me Arabinë Saudite, e cila ka për qëlim t'i shtypë huthët dhe ta kthejë pushtetin e Hadit, ndërsa që atëherë kanë vdekur më shumë se 2.000 persona./mia