Rajon
Shqipëria, 17 vjet anëtare në NATO, Begaj: Të bashkuar për paqe e stabilitet
01.04.2026 12:02
Begaj përkujtoi 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO...

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e saj në aleancën euroatlantike.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie dhe se krah aleatëve të saj ajo do të vijojë të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.
“Si aleancë e vlerave demokratike, NATO-ja është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuuese aktive në misionet dhe operacionet e saj. Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.”, shkruhet në postimin e Begajt.
