Botë
Gomonia me emigrantë u fundos në Turqi, të paktën 19 të vdekur
01.04.2026 12:24
Një gomone me emigrantë të parregullt është fundosur pranë Jalëkavakut në Turqi....

Një gomone me emigrantë të parregullt është fundosur pranë Jalëkavakut në Turqi. Sipas informacionit të parë, të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë shpëtuar.
Garda Bregdetare njoftoi se gomonia po lëvizte drejt ishullit grek Ileriyoz, por nuk iu përgjigj urdhrave për të ndaluar dhe për shkak të kushteve të vështira të detit u fundos. Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë, me katër gomone të Gardës Bregdetare dhe një helikopter nga Izmiri. Fillimisht u gjetën trupat e 11 emigrantëve, ndërsa më pas numri i të vdekurve u rrit në 19. Autoritetet vazhdojnë kërkimet për të shpëtuar çdo person të mbetur në ujë.
