Shqipëri, shënohet 17-vjetori i anëtarësimit në NATO

01.04.2026 14:49

Sot Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut...

Sot Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Në këtë përvjetor, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan se Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuuese aktive në misionet dhe operacionet e saj duke mbetur të përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e sigurt për të gjithë.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, thotë se Shqipëria ka dëshmuar se është një aleate e besueshme e NATO-s, plotësisht e harmonizuar me prioritetet e aleancës, vlera prej të cilave nderohet me mbajtjen e Samitit të radhës në Tiranë, për herë të parë në rajon.

Reagime pati edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në rrjetet sociale ai shkroi se Shqipëria duhet të ruajë me dinjitet këtë rol si faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon.

 Ai konfirmoi angazhimin për të qëndruar krah aleancës deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike. (Luljeta Ndoka, TVM2)