Maqedoni

Përkujtohet Beteja e Mateçit gjatë vitit 2001

07.06.2015 14:39

Në praninë e veteranëve të ish UÇK, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve e mysafirëve të tjerë, në fshatin Hotël të Likovës..

Në praninë e veteranëve të ish UÇK, invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve e mysafirëve të tjerë, në fshatin Hotël të Likovës, u mbajt një tubim popullor në përkujtim të përvjetorit të betejës së lavdishme të Mateçit më 6 qershor të vitit 2001.
 
Beteja e Mateçit ishte njëra ndër më të rreptat gjatë konfliktit të 2001-shit.
 
Referatin lidhur me Betejën e Mateçit e paraqiti Mervan Ademi.
 
Me këtë rast u shfaq edhe një program kuluro-artistik, kurse pas tubimit përkujtimor të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
 
NEXHAT AQIFI