Maqedoni

Ministria e shëndetësisë shpallje publike për 308 specializime dhe 75 subspecializime

07.06.2015 15:30

Ministria e shëndetësisë ka publikuar shpalleje për specializim dhe subspecializim të punëtorëve shëndetsor me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë për vitin 2015...

Ministria e shëndetësisë ka publikuar shpalleje për specializim dhe subspecializim të punëtorëve shëndetsor me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë për vitin 2015, të cilat do të zbatohen në fakultetin e mjekësisë në Shkup.
 
Specializimet e publikuara janë në gjithsejt 47 degë të ndryshme mjeksore, ndërsa subspecializimet janë në 15 degë të ndryshme.
 
“Me shpalljen e publikuar përfshihen 308 specializime dhe 75 subspecializime. Prej tyre, gjithsej 191 specializime dhe 56 subspecializime janë të dedikuar për punëtorët shëndetsorë të punësuar në objektet publike shëndetësore, dnërsa 117 specializime janë të destinuara për ata që punojnë në objektet private shëndetësore, apo për mjek të papunësuar, ndërsa 17 subspecializime për ata që punojnë në objektet private shëndetësore”, shprehet ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.
 
Shpallja për kandidatët për specializime dhe subspecializime është në dispozicion në faqen e internetit të Fakultetit të Mjekësisë, dhe afati i fundit për të aplikuar është 30 ditë nga data e publikimit.
 
ERSAN PAJAZITI