Maqedoni

Parashikimi i motit

02.04.2026 08:51

Vranësira me reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, në disa vende më të dendura (mbi 30 l/m²), ndërsa në zonat më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, kurse në male borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.
 
Në Shkupi, moti do të jetë i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.