Maqedoni
Sot seancë e Komisionit për Shëndetësi
02.04.2026 09:33
Në Kuvend, sot do të mbahet seancë e Komisionit për shëndetësi...

Në Kuvend, sot do të mbahet seancë e Komisionit për Shëndetësi, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë.
Me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi me Ligjin për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, me të cilin përcaktohet se personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë qëndrimi dhe akomodimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me mundësitë ekonomike të shtetit.
Gjithashtu, bëhet harmonizim edhe me dispozitat e Ligjit për nëpunës administrativë, me çka do të rregullohen vendet e punës për të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor që kanë statusin e nëpunësve administrativë.
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor do të jetë edhe në rend dite të Komisionit juridiko-ligjvënës.
