Maqedoni
Vazhdon gjykimi për Stojançe Jovanovski në Gjykatën Penale
02.04.2026 09:53
Në Gjykatën Penale në Shkupi sot vazhdon gjykimi për Stojançe Jovanovski...

Në Gjykatën Penale në Shkupi sot vazhdon gjykimi për Stojançe Jovanovski, i akuzuar për disa vepra që lidhen me dhunën në familje dhe vdekjen tragjike të bashkëshortes së tij Ivana dhe vajzës së tyre 6-vjeçare.
Rasti lidhet me ngjarjen e 2 marsit, kur nëna dhe fëmija u hodhën nga një banesë në lagjen Taftaliqe në Shkup. Në seancën e djeshme dëshmoi Martin Sazdov, i cili kishte qenë i pranishëm në momentet e fundit para tragjedisë. Ai përshkroi skena kërcënimesh, fyerjesh dhe dhune fizike, duke pretenduar se i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme e kishte keqtrajtuar bashkëshorten dhe e kishte kërcënuar se do t’ia merrte fëmijën dhe shtëpinë.
