Maqedoni
Pushimet verore po afrojnë këtë vit më pak qytetar të interesuar
07.06.2015 15:48
Vera po afrohet. Agjencitë turistike tashmë kanë filliuar me oferatat e tyre për shumë destinacione bregdetare...

Vera po afrohet. Agjencitë turistike tashmë kanë filliuar me oferatat e tyre për shumë destinacione bregdetare, që nga ofertat e lira në vendet fqinjë e deri tek destiancionet më luksoze.
Derisa pak vite më parë ishin vendet e largëta ato që ofronin paketa ekskluzive, viteve të fundit paketa të tilla me çmime mjaft të leverdisshme, ofron edhe bregdeti shqiptar. Por mbeten edhe top destinacionet për pushime me oferat për Mal të Zi, Greqi e Turqi, me çmime të kapshme për xhepin tonë.
“Sipas standardit tonë më e kapshmja është Shqipëria, Greqia, çmimet janë më të lira, po kemi Ulqinin por vjen edhe Turqia sepse këtë verë ka çmime speciale për në Turqi, ka prej muajit Qershor tek hotelet me pesë yje ka zbritje dmth nëse bën rezervim më herët zbritjet janë më të mëdha, tani për tani është 30 % zbritja nëse rezervon prej tash. Çmimet fillojnë 300 euro për 7 net aty janë të përfshirë akomodimi në hotel, transferi deri në hotel dhe bileta e avionit. Çmimet për në Shqipëri kemi në shkëmbin e Kavajës 15 euro është mëngjes drekë edhe darkë ëshët në vijën e parë të detit, plazha ëshët private, nëse janë çifte ka edhe aty zbritje fëmijët deri në 3 vjet nuk paguajnë fare”, shprheet Liridona Aliu nga agjencia turistike.
Por edhe pos ofertave të shumta nga agjencit turistike, këtë vit qytetarët shprehen më pak të interesuar.
Mungesa e mjeteve financiare është shkaku kryesor që një pjesë e qytetarëve nuk do të mund të bëjnë pushime verore.
Disa nga qytetarët e anketuar thonë se kriza në vend ka ndikuar që ata të heqin dorë nga planet për pushime.
1.Cfarë pushimi as i punësuar …ska para me mbajt shtëpinë e leje më për në pushim,
2.Cfarë pushimi në këtë situatë,
3.Jo nuk kam planifikuar, por planifikoj nëse më jepni të holla”, shprehen qytetaret.
Nga agjencite turistike shpresojne se me kalimin e diteve interesimi i qytetarëve për të planifikuar pushimet do të rritet edhe pse sinjalet e para janë të dukshme dhe jo shpresëdhënëse.
Por shifrat e agjencive turistike mund të mos jenë të sakta sepse shumë qytetarë të Maqedonisë preferojnë të shkojnë vetë deri në qytetet perla të bregdetit shqiptar apo në Ulqin dhe Greqi, pasi gjejnë akomodimeme të lira sesa ato që ofrohen nga agjencite.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
