Botë

Deklarata e fundit e Trump, Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes të askujt

02.04.2026 13:03

Kina ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Lindjen e Mesme...

Kina ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Lindjen e Mesme, pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi sulme të rënda ndaj Iranit në javët në vijim.
 
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, theksoi gjatë një konference për shtyp se zgjidhja ushtarake nuk është rruga e duhur për të adresuar krizën.
 
“Mjetet ushtarake nuk mund ta zgjidhin në thelb problemin dhe përshkallëzimi i konfliktit nuk është në interes të asnjërës palë”, u shpreh ajo, duke u bërë thirrje palëve të përfshira që të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake.
 
Apeli i Pekinit vjen në një moment tensionesh në rritje në rajon, teksa komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.