Maqedonia mbyll ciklin e botërorit 2026, përqendrim te Liga e Kombeve dhe EURO 2028

02.04.2026 13:47

Përfaqësuesja e Maqedonisë, eliminatoret për “Botërori 2026”...

Përfaqësuesja e Maqedonisë, eliminatoret për “Botërori 2026”, I përfundoi në vendin e tretë, me 13 pikë me 3 fitore 4 barazim  dhe 1 humbje. Karahas asaj nuk ka pasur kurrë një grup më të lehtë më parë, Belgjika ishte favoritja absolute e grupit “J”, ndërsa Maqedonia e humbi betejën për vendin e dytë ndaj Uellsit. Falë vendit të parë në Ligën e Kombeve,  shpresat ishin tek  ndeshjet e “play-off”.
 
Maqedonia luajti një ndeshje gjysmëfinale play-offi për një vend në Kupën e Botës 2026, me Danimarkën, të cilën e humbi me rezultatin e lartë 4:0,  por e njëjta disa ditë më vonë u mund nga Çekia në finale dhe nuk do të shohë botërorin. Trajneri Sedllovski, ka kohë për të komponuar një ekip sipas dëshirës dhe ambicieve të FFM-së. Ndeshjet e radhës zurtare të përfaqësueses së vendit, do të luhen në shtator në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, që shërbejnë si eliminatore për EURO 2028-të.
 
Maqedonia për herë të parë do të luajë në Liga “B” në grupin “B1”.  Gjëja më e rëndësishme është lidhja midis Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të EURO 2028. Tre ekipet e para nga secili grup i Ligës A (12 ekipe në total) do të jenë automatikisht bartëse të grupit në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Ndërsa ekipet e vendit të katërt nga Liga A (katër gjithsej) do të shkojnë në vazon e dytë kualifikuese. Në atë vazo të dytë, atyre do t'u bashkohen dy ekipet e vendit të parë nga Liga B. Kjo do të thotë që Liga B, ku ndodhet  Maqedonia, ka një rol të madh.
 
Përveç luftës për ngjitje në Ligën A, ka edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionin në kualifikueset e EURO 2028. Nëse përfaqësuesja e Maqedonisë, arrin të fitojë grupin ose të renditet e dytai, kjo i hap derën një statusi më të mirë në kualifikuese.
 
Në thelb, Liga e Kombeve nuk është vetëm një garë për prestigj dhe ngritje, ka pasoja konkrete në rrugën drejt Kampionatit Evropian. Këtë cikël përfaqësuesja e vendit do ta nis me 26 shtator në Shkup, me përballjen me Zvicrën, ndërsa tre ditë më vonë në transfertë me Slloveninë.  Deri në këto ndeshje trajneri Sedllovski, do duhet të gjejë apo shpik formulën për të luajtur një futboll me ofenziv me të cilin do kemi më shum goditje drejt portës kundërshtare dhe se përfaqësuesja të luaj lojën e saj dhe mos të luajë aq sa do ti lejojnë kundërshtarët. ( Safet Ademi/TVM2)