Botërori 2026, Haaland, golashënuesi më i mirë i kualifikueseve
02.04.2026 14:22
Këpuca e artë e eliminatoreve për kontinetin e vjetër është Haland....

Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese europiane për Kupën e Botës 2026, duke zbuluar tashmë 16 përfaqësueset që do të marrin pjesë në botërorin e kësaj vere. Norvegjia kthehet në një Botëror pas plot 28 vitesh mungesë.
Sulmuesi i tyre Erling Haaland, ishte protagonisti absolut i këtyre eliminatoreve, duke shënuar plot 16 gola në vetëm 8 ndeshje, një statistikë mbresëlënëse që e shpalli atë golashënuesin më të mirë të kualifikueseve europiane. Pas tij renditen tre emra të njohur të futbollit ndërkombëtar: Marko Arnautović, Memphis Depay dhe Harry Kane, të cilët e mbyllën fushatën me nga 8 gola secili.
