Maqedoni

Ditën e hënë kthehen librat, SHF “Dituria”- Saraj, 5 vjet me tekstet e njejta

07.06.2015 16:00

Ditën e hënë nxënësit duhet ti kthejnë librat që i kanë përdorur gjatë vitit...

por shumica e librave janë  të grisura e të shkruara për shkak të stërpërdorimit. Në shkollën fillore “Dituria” në Saraj, thonë se librat përdoren tashmë 5 vjet.
 
Drejtuesit e shkollës nuk kanë ndërmarë masa për sanksionimin e nxënësve që kthejnë libra të dëmtuar pasi thonë se nuk mund të ruhet një gjë e përdorur më shumë sesa afati normal i përdorimit. Nga kjo shkollë thonë se vete Ministria e Arsimit nuk është përmbajtur rekomandimeve të afateve të teksteve shkollore. 
 
“Ministria bënë furnizimin vetëm e teksteve shkollore nga klasa e 1 deri në klasen e 3. E vecanta e shkollës sonë është se kur është bërë furnizimi para 4 viteve me tekste shkollore, ne kemi pasur 4 paralele, tash kemi 5 paralele dmth 3 vite ngelet 1 paralele pa tekste shkollore”, shprehet drejtori i shkollës fillore “Dituria” në Saraj, Rafiz Ahmeti. 
 
Nxënësit shprehen se librat duhet ti kthejnë ditën e hënë por në gjendje jo të mirë edhe pse janë munduar që ti ruajnë. Por ata vetë i kanë marrë librat shumë të vjetër në shtator.
 
1. Po i kemi mirëmbajtur,
 
2. Po une i kam marë librat do i kthejmë në fund të vitit ato nuk janë në gjendje të mirë sepse janë përdorur edhe nga nxënësit tjerë disa janë të grisura disa të shkruara mendojë se duhet të marim libra të reja, 
 
3. Ashtu si na i kanë dhënë ashtu i kthejmë,
 
4. Ditën e hënë i kthejë, 12 libra i kamë ndërsa janë të grisura krejtë ashtu i kam marë krejtë janë të shkrume,
 
5 .Vetëm 3 libra i kam tjerat nuk i kanë dhënë të grisaura të shkruara janë librat”, shprehen nxënësit.
 
Drejtori i shkollës fillore “Dituria” Rafiz Ahmeti thekson se cdo vit shkolla aplikon për tekste të reja shkollore, mirëpo nuk pajiset me të reja dhe cdo vit ripërsëriten problemet e njejta me librat e vjetëruar.
 
Sipas tij në këto vështirësitë në  paisjen me tekste shkollore,  paraqitem nga klasa e 6 e deri tek e 9-të.
 
REJHANE BUSHI-METAJ