Demiroviq duhet të paguajë 300 mijë euro për pije
02.04.2026 14:24
Kualifikimi historik i Bosnjës në Kupën e Botës i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Stuttgart, Ermedin Demiroviq...

Kualifikimi historik i Bosnjës në Kupën e Botës i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Stuttgart, Ermedin Demiroviq, i cili tashmë duhet të mbajë një premtim të bërë para tifozëve. Sulmuesi 28-vjeçar kishte deklaruar para ndeshjeve “play-off” se, nëse Bosnja do të siguronte biletën për Botëror, ai do t’u paguante pije të gjithë tifozëve të klubit të tij.
Pas fitores dramatike ndaj Italisë në Zenicë, Demiroviq, nuk u tërhoq nga fjala e dhënë. Fjala e dhënë mund t’i kushtojë sulmuesit një shumë të konsiderueshme, rreth 300 mijë euro. “MHPArena” e Stuttgart-it, ka një kapacitet prej afro 60 mijë tifozësh dhe çmimi mesatar i një pije është rreth pesë euro, çka e bën faturën mjaft të kripur.
