NBA, San Antonio shënon fitoren e dhjetë radhazi
02.04.2026 14:26
San Antonio Spurs regjistruan fitoren e tyre të dhjetë radhazi, duke mposhtur Golden State Warriors 127-113 në transfertë....

San Antonio Spurs regjistruan fitoren e tyre të dhjetë radhazi, duke mposhtur Golden State Warriors 127-113 në transfertë, me një natë të shkëlqyer nga Victor Wembanyama , që ndeshjen e përfundoi “double-double” me 41 pikë dhe 18 kërcime. Francezi me 22 vjet është basketbollisti më i ri në historinë e NBA-së, që shënon 40 e më shum pikë në dy ndeshje rresht. Në anën tjetër Golden State në parket u udhëhoq nga Nate Williams me 18 pikë, ndërsa Stephen Curry është ende jashtë për shkak të një dëmtimi. Me këtë fitore San Antonio Spurs, tani ka përpjestimin 58:18 dhe ju kanë gëzuar fitores së 15-të në 16 ndeshjet e fundit. Kështu kanë vazhduar presionin ndaj Oklahoma City e cila me përpjestimin 60:16 e mban kryesimin e renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Në ndeshjet e tjera - Boston Celtics mposhtën bindshëm Miami Heat 147-125. Kështu Miami Heat, vazhdon formën e dobët me tetë humbje në dhjetë ndeshjet e fundit. Indiana Pacers mposhtën Chicago Bulls 145-126, me gjashtë lojtarë që shënuan pikë me shifër dyshifrore. Houston Rockets mposhtën Milwaukee Bucks 119-113 dhe regjistruan fitoren e tyre të katërt radhazi, ndërsa Sacramento Kings mposhtën Toronto Raptors 123-115. Ndërsa Denveri në transfertë me 130:117 e mundi Utah Jazz dhe kështu iu gëzuan fitores së shtatë rresht. (Safet Ademi/TVM2)
