Maqedoni
Integrimi evropian, LSDM: Mickoski po saboton me ardhmërinë tonë
02.04.2026 15:44
Mickoski nuk dëshiron anëtarësim në BE dhe planifikon ta mbajë vendin edhe më tej në izolim, theksojnë nga LSDM....

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dëshiron anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe planifikon ta mbajë vendin edhe më tej në izolim, theksojnë nga LSDM. Sipas partisë opozitare, Mickoski dëshiron t’i mbajë peng gjeneratat e ardhshme, për të vazhduar grabitjen dhe aktivitetet, siç thonë nga LSDM.
“Interesi ynë kombëtar janë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Të gjithë tashmë e dinë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, se interesi ynë kombëtar maqedonas është i mbrojtur. Identiteti ynë maqedonas është i mbrojtur, ndërsa përfshirja e pakicave në Kushtetutë nuk është çështje e Bullgarisë, por e vetë Bashkimit Evropian. Por, Mickoski me vetëdije po e saboton të ardhmen e shtetit dhe të ardhmen e të rinjve tanë.”, - deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.
Reagimet e LSDM-së opozitare vijnë pasi disa ditë më parë, kryeministri Mickoski kishte thënë se VMRO-DPMNE nuk do të lëvizë asnjë milimetër për ndryshimet kushtetuese nëse nuk ka garanci: “VMRO-DPMNE nuk do të hyjë në asnjë lloj aventure derisa të ketë një përfundim të qartë, së pari. Dhe së dyti, derisa të garantohen të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas te fqinji ynë lindor. Nuk do të lëvizim as edhe një milimetër.”, ka thënë kryeministri.
ERSAN PAJAZITI
