Maqedoni
Forumi “E ardhmja e punës në erën e IA-së”, aktualitet që formëson të tashmen dhe të ardhmen
02.04.2026 16:06
Inteligjenca artificiale po shndërrohet në një nga zhvillimet më të rëndësishme të kohës sonë....

Inteligjenca artificiale po shndërrohet në një nga zhvillimet më të rëndësishme të kohës sonë, me ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen. Ajo tashmë po transformon mënyrën se si funksionojnë institucionet, ekonomia, arsimi dhe vetë shoqëria në tërësi. Ministri për Transformim Digjital theksoi se kjo temë është dashur të aktualizohet shumë më herët, madje që para 25 vitesh, duke lënë të kuptohet se shoqëritë kanë hyrë me vonesë në përgatitjen për këtë revolucion teknologjik. Sipas tij, zhvillimi i inteligjencës artificiale kërkon qasje më strategjike dhe investim në dije, në mënyrë që të përballohen ndryshimet që ajo sjell.
“Më vjen keq që kjo çështje nuk u parashtrua para 20 ose 25 viteve, kur u paraqitën kompjuterët dhe interneti dhe unë e kalova arsimin fillor të mesëm dhe të lartë ku më me rëndësi ishte arsimimi teknik se sa ai për informatik.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Nga ana tjetër, komuniteti akademik vlerëson se përkundër ndikimit gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale, roli kyç vazhdon të mbetet njeriu.
“Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë i qartë, ta shfrytëzojmë inteligjencën artificiale si zëvendësim për njeriun, por si mjet që do ta avansojë potencialin e njeriut dhe do të prodhojë vende pune më cilësore, më të drejta dhe më inkluzive. Vazhdimisht është i nevojshëm harmonizim i vazhdueshëm mes sistemit arsimor dhe nevojës së tregut të punës, si dhe krijimin e mundësive për parakualifikim dhe përmirësimin e fuqisë punëtore.”.
“Përshtypja e përgjithshme është se nuk duhet të vonohemi në këtë përshtatje të teknologjisë ndaj civilizimit bashkëkohor. Duam të jemi partner me të gjithë faktorët në proces. Mundohemi që t’i pasurojmë kurrikulat tona, veçanërisht studimet master dhe ato doktorale me këto zhvillime. Mundohemi t’i hulumtojmë këto procese dhe të jemi të vetëdijshëm për transformimet që po ndodhin në shoqëri.”.
Balanca mes avancimit teknologjik dhe rolit njerëzor mbetet thelbësore, në mënyrë që transformimet që po ndodhin të jenë në shërbim të shoqërisë dhe jo në dëm të saj.
SANIJE DURAKU
