Botë

Arabia Saudite ka dënuar Badawin me 10 vjet burgim

07.06.2015 16:35

Gjykata Supreme në Arabinë Saudite mbështeti dënimin prej 10 vjet burgim dhe 1,000 rrahje me kamxhikë të Raif Badawi-t...

Gjykata Supreme në Arabinë Saudite mbështeti dënimin prej 10 vjet burgim dhe 1,000 rrahje me kamxhikë të Raif Badawi-t, i cili është gjetur fajtorë nën akuzën se kishte ofenduar fenë islame në faqen e tij të internetit. 
 
Badawi, i cili ishte dënuar vitin e kaluar, më 9 janar është rrahur me 50 kamxhikë para një xhamie në qytetin Jeddah. Por ky dënim u ndërpre për arsye shëndetësore. 
 
Gruaja e tij ka thënë sot se ajo frikësohet se dënimi me rrahje me kamxhik “mund të rifillojë javën e ardhshme”.
 
Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë dhe mund të shfuqizohet vetëm me falje mbretërore. 
 
Badawi, i cili është bashkëthemelues i grupit të diskutimit “Rrjeti liberal saudit”, është arrestuar në qershor të vitit 2012. 
 
Ueb faqja e tij është mbyllur pasi që është kriitikuar shumë nga policia famëkeqe fetare e Mbretërisë.  Rasti i Raif Badawit është dënuar ndërkombëtarisht./evropaelire