Botë

Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi pas reshjeve të dendura

02.04.2026 18:52

Një person humbi jetën në Nea Makri të Greqisë pasi u mor nga rrjedha e ujit...

Një person humbi jetën në Nea Makri të Greqisë pasi u mor nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, raporton Anadolu.

Burri 50-vjeçar me origjinë polake mbeti i bllokuar nën një makinë pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjes teksa përpiqej të shpëtonte nga apartamenti i tij në bodrum që ishte përmbytur.

Meteorologët thanë se stuhia, e quajtur “Erminio”, që dje ka sjellë reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Greqisë, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme nga uji, ndërsa erërat kanë arritur shpejtësi prej 90-100 kilometrash në orë në disa zona.

Shkollat në disa rajone kaluan në mësim online, ndërsa transporti detar dhe ajror u ndërpre. Reshjet e dendura gjithashtu shkaktuan vonesa në trafik në Athinë.